08:42 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / indeksADMonline

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë, lëndohen 3 persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Tirana në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona, raporton Indeksonline.

Në aksident ishin të përfshira tri vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 07:30 në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Personat e lënduar jaën dërguar për tretman mjekësor”, tha për Indeksonline zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo poashtu tha se me rastin tashmë po merren njësitë e trafikut. Indeksonline ka siguruar një video nga vendi i ngjarjes ndërsa dëshmitarë të rastit thanë se nga vendi i ngjarjes tashmë janë larguar veturat e përfshira në aksident./Indeksonline/