75 Mall Live Search
09:14 / E Hënë, 25 Mars 2024 / k.v

Aksident i rëndë trafiku në Prizren/ Këmbësori dërgohet në QKUK, arrestohet shoferi

Është arrestuar një person në Prizren pasi që i njëjti me veturën e tij ka goditur një këmbësor- duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

Aksidenti me lëndime të rënda trupore ka ndodhur rreth orës 22:00, transmeton IndeksOnline.

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është në procedurë hetimore dhe me të po merret njësiti për hetimin e aksidenteve./IndeksOnline/