75 Mall Live Search
15:46 / E Hënë, 05 Janar 2026 / KV

Aksident i rëndë trafiku në qendër të Podujevës, përplasen tri vetura (Video)

Para pak çastesh, në qendër të Podujevë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku janë përfshirë tri vetura, transmeton IndeksOnline.

Sipas informatave fillestare, dy vetura të markës ‘Audi’ dhe një ‘Pikap’ janë përplasur mes vete.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa deri më tani nuk ka njoftime për persona të lënduar.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin, derisa qarkullimi në këtë pjesë të qytetit po zhvillohet me vështirësi./IndeksOnline/