75 Mall Live Search
12:06 / E Shtunë, 24 Maj 2025 / A. M.

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Klinë – Shtupel, policia në vendngjarje

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Klinë – Shtupel, duke shkaktuar shqetësim të madh tek qytetarët e zonës. Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të pasdites dhe për momentin nuk ka informacion të saktë lidhur me numrin e të lënduarve apo gjendjen e tyre shëndetësore.

May be an image of 2 people, motorcycle, scooter, car, road and text that says 'Klina info'

Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitë e policisë dhe ekipet emergjente, të cilat po merren me hetimin e rrethanave dhe ofrimin e ndihmës së nevojshme. Qarkullimi në këtë segment rrugor është vështirësuar përkohësisht për shkak të intervenimit të autoriteteve.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se janë duke e trajtuar rastin dhe pritet të japë më shumë detaje në orët në vijim. Apelohet për kujdes të shtuar gjatë vozitjes, veçanërisht në rrugët rajonale ku shpesh mungojnë sinjalizimet dhe ndriçimi adekuat.

May be an image of car, road and text that says 'Klinainfo Klinainfo info Klina'