75 Mall Live Search
17:27 / E Martë, 09 Qershor 2020 / indeksADMonline

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në dalje të Prishtinës, rrugës për Fushë Kosovë, raporton IndeksOnline.

Dy vetura janë përplasur në semaforë ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Për shkak të këtij aksidenti, në trafik janë krijuar kolona të gjata të veturave në drejtim të Fushë Kosovës.

Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe po merret me rastin./IndeksOnline/