75 Mall Live Search
14:54 / E Hënë, 08 Shtator 2025 / KV

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Prishtinë–Pejë, kamioni i rrokullisur shihet në mes të rrugës (Video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Prishtinë–Pejë, në afërsi të Sllatinës.

Sipas pamjeve të dërguara nga lexuesit e IndeksOnline, shihet një kamion i rrokullisur në mes të rrugës, ndërsa disa automjete të tjera kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

Për momentin, ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personave të përfshirë në aksident.

IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të detajeve zyrtare rreth shkaqeve dhe pasojave të këtij aksidenti.