Aksident i rëndë trafiku në Suharekë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në Suharekë.
Saktësisht në autostradën Ibrahim Rugova ka ndodhur një përplasje mes tri veturave.
Sipas burimeve të Indeksonline si pasojë e këtij aksidenti janë disa peresona të lënduar, derisa në vendin e ngjajres nuk kanë arritur ende ekipet emergjente.

Shumë pjesë të veturave kanë rënë për tokë, derisa dëmet vërehet të jenë mjaft të mëdha./Indeksonline/
