75 Mall Live Search
11:19 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / indeksADMonline

Aksident i rëndë trafiku në Veternik

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në hyrje të Prishtinës, në pjesën e njohur si ‘Veternik’.

Nuk dihet rreth personave të lënduar, teksa në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet emergjente, raporton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që ditë më parë Policia e Kosovës bëri apel tek të gjithë vozitësit për kujdes të shtuar në trafik, pasi numri i aksidenteve vazhdon të jetë mjaftë i lartë./Indeksonline/