Aksident i rëndë trafiku në Veternik, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në dalje të Prishtinës, saktësisht në Veternik.
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e këtij aksidenti ku të përfshirë ishin një veturë dhe një kamion.

Të tre të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, raporton Indeksonline.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente./Indeksonline/





