75 Mall Live Search
10:50 / E Shtunë, 02 Nëntor 2024 / FR

Aksident i rëndë, treni godet veturën në afërsi të Pejës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mes trenit të linjës Pejë-Prishtinë dhe një veture, në fshatin Pavlan.

Sipas burimeve të Indeksonline, tre persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident. Dy persona janë duke u trajtuar në Emergjence, ndërsa një persona raportohet se është në gjendje më të rëndë.

Mësohet se vetura që është përplasur me trenin është i tipit audi.

Mediat lokale kanë publikuar pamje nga ky aksident.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar rreth ngjarjes.