Aksident i rëndë zingjiror te “Kroi i Mbretit”

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, në zonën e njohur si “Kroi i Mbretit”.
Tri automjete janë përplasur mes vete, si shkak i pakujdesisë në trafik, raporton IndeksOnline.


Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të Policisë së Kosovës, që kanë nisur hetimet dhe procedurat e nevojshme mbi rastin.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.

