Aksident i rëndë zinxhiror në Mitrovicë,lëndohen katër persona

Në mëngjesin e sotëm, ka ndodhur një aksident përgjatë magjistrales Skenderaj-Drenas, në fshatin Polac.
Siç mësohet ka ndodhur një aksident zinxhiror, ku 4 persona janë lënduar, të cilët janë dërguar në QKMF-në në Skenderaj për trajtim mjekësor, e pastaj janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
Vlenë të theksohet se Ekipi mjekësor nga QKMF-ja në Skenderaj ka arritur në kohë rekorde për të dhënë ndihmën e parë. Mësohet së gjendja e personave të lenduar është jashtë rrezikut për jetën.