75 Mall Live Search
19:13 / E Martë, 09 Dhjetor 2025 / B XH

Aksident i rënë në Leposaviq, pesë të lënduar

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave që ka ndodhur sot në hyrje të Leposaviqit.

Lajmin e ka konfirmuar Erduan Baliqi, shef i planifikimit në Operativën Rajonale Mitrovicë–Veri të Policisë së Kosovës. Ai tha se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë.

“Po, ka ndodhur një aksident trafiku në hyrje të Leposaviqit. Kemi pesë të lënduar, ku katër prej tyre janë me lëndime të lehta, ndërsa një është në gjendje kritike”, deklaroi Baliqi.

Sipas tij, i lënduari rëndë është dërguar në repartin intensiv të spitalit të Mitrovicës së Veriut. /IndeksOnline/