75 Mall Live Search
13:30 / E Diele, 08 Qershor 2025 / Burim

Aksident i shumëfishtë në autostradën Tiranë-Durrës, një automjet shkrumbohet nga flakët

Ditën e sotme, një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, pranë fshatit Marikaj.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, por nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb dyshohet se në aksident janë përfshirë disa automjete, ndërsa njëri prej tyre është shkrumbuar nga flakët, raporton news24.

Nuk ka ende të dhëna nëse si pasojë e përplasjes ka apo jo persona të lënduar.