75 Mall Live Search
20:44 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Aksident i tmerrshëm mes kamionësh, trungje drunjsh depërtojnë në kabinë

Një përplasje e tmerrshme në Washington që përfshinte dy kamionë të ngarkuar me trungje të mëdhenj drunjsh, lanë një shofer të lënduar rëndë, pasi trungjet dolën jashtë kamionit duke iu përplasur kamionit pas tij.

Sipas ‘The News Tribune’ , gjersa kamioni i parë ka ngadalësuar, shoferi i dytë prapa tij nuk ishte në gjendje të frenonte aq shpejt sa duhet.

Shoferi në kamionin e dytë ( i pari në foto ) , shpëtoi pa lëndime, ndërsa shoferi i kamionit të parë pësoi brinjë të thyera dhe u dërgua në spitalin më të afërm, por kishte gjendje të qëndrueshme. /IndeksOnline/