75 Mall Live Search
14:36 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Aksident i tmerrshëm në Penuh, dyshohet për viktima

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pas pak çastesh në fshatin Penuh, në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë.

Dëshmitarët kanë dërguar pamje të rënda në Indeksonline nga vendi i aksidentit ku shihen dy vetura të aksidentuara rëndë.

Sipas dëshmitarëve në këtë aksident dyshohet se ka edhe viktima.

Në vendin e aksidentit ka dalë menjëherë Policia e Kosovës ndërsa po pritet që edhe zjarrfikësit ti përgjigjen rastit./Indeksonline/