75 Mall Live Search
23:35 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Aksident i tmerrshëm në Shkodër, një i vdekur dhe një i lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër mbrëmjen e sotme, ku një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Burime nga policia bëjnë me dije se dy personat që janë përplasur nga një mjet ndërkohë që ishin duke ecur buzë rrugës.

Aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ndërkohë që mësohet se dy personat ishin burrë dhe grua. Si pasojë e përplasjes burri ka mbetur i vdekur ndërsa gruaja është plagosur rëndë dhe është nisur me urgjencë në spital.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.