Aksident i trefishtë në Shtërpcë, përfshihet një kamion, një veturë e një motoçikletë

Një aksident i trefishtë trafiku raportohet të ketë ndodhur në fsahtin Bror të Shtërpcës.
Sipas policisë, aksidenti që përfshiu një kamion, një veturë dhe një motoçikletë ndodhi dje rreth orës 14:26.
“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, viktima mashkull kosovar, i cili ka pranuar tretman mjekësor” thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është duke u hetuar.