75 Mall Live Search
10:02 / E Premte, 10 Janar 2025 / Z S

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Milot, përfshihet edhe një autobus me nxënës

Një aksident i trefishtë ndodhi mëngjesin e së premtes në superstradën Lezhë-Milot, duke përfshirë një autobus transporti nxënësish dhe dy automjete.

Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Rrilës.

Për fat të mirë, nuk ka persona të lënduar, kurse nxënësit kanë vijuar rrugën me mjete të tjera transporti, raporton Topchanel.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./Indeksonline/