Aksident i rëndë në Podujevë, dy persona në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasditës të së mërkurës në komunën e Podujevës, saktësisht në Shajkofc.
IndeksOnline mëson nga burimet e veta se dy persona dyshohet që janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Derisa, në vendin e ngjarjes kanë arritur dy autoambulanca.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30.
IndeksOnline do ju mbaj të informuar për këtë rast