16:38 / E Enjte, 23 Nëntor 2023 / A. M.

Aksident Istog, lëndohen 14 persona, në mesin e tyre 12 nxënës!

14 persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Pejë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Gurrakoc të Istogut.

12 nga të lënduarit janë nxënës, dhe dy të tjerë janë shoferët, njëri i kombibusit dhe tjetri i një automjeti të përfshirë në aksident.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka folur rreth rastit.

“Personat e lënduar janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog dhe me udhëzimin e mjekut janë dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal të Pejës”, tha Gashi.

“Pas kontrolleve dhe tretmanit mjekësor që ju është bërë personave të lënduar sipas mjekut kujdestar të gjithë personat e përfshirë në aksident janë lënduar, përveç një nxënësi i cili po vazhdon të trajtohet në këtë spital”, theksoi ai.

Ai ka shtuar se me urdhër të prokurorit, njëri nga vozitësit është shoqëruar në njësitin e hetuesisë për aksidente që të japë intervistën si i dyshuar për shkaktimin e aksidentit

fotoilustrim