18:52 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Aksident komunikacioni në lagjen “Arbëria”

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në lagjen “Arbëria” (ish-Dragodan).

Lexues të portalit Indeksonline kanë dërguar fotografi të aksidentit, në të cilin janë përfshirë dy vetura.

Njëra nga to i përket një kompanie të taksive, derisa nuk raportohet për të lënduar.

Me të marr informatën, ekipet policore janë nisur në vendin e ngjarjes. /Indeksonline/