Aksident masiv në Michigan, mbi 100 automjete të përfshira
Një aksident masiv ka ndodhur në Michigan, ku mbi 100 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Përplasja masive detyroi Policinë e Shtetit të Michigan-it të mbyllte të dy drejtimet e Autostradës Ndërshtetërore 196 të hënën në mëngjes, pak në jugperëndim të Grand Rapids-it, ndërkohë që autoritetet punonin për të larguar të gjitha automjetet, përfshirë më shumë se 30 kamionë gjysmërimorkio. Policia tha se kishte shumë të plagosur, por nuk ishin raportuar viktima.
Aksidenti është vetëm ndikimi më i fundit i stuhisë së madhe dimërore që po lëviz nëpër vend. Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi paralajmërime për temperatura jashtëzakonisht të ulëta ose për mundësinë e stuhive dimërore në disa shtete, duke filluar nga veriu i Minesotës dhe duke u shtrirë drejt jugut dhe lindjes në Wisconsin, Indiana, Ohio, Pensilvani dhe New York.

