75 Mall Live Search
23:57 / E Premte, 28 Mars 2025 / FR

Aksident me 5 të lënduar në Obiliq, mbyllet rruga për qarkullim

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes në rrugën “Hasan Prishtinë”, në Obiliq.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësorë, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa bëri të ditur se rruga në fjalë aktualisht është e mbyllur për qarkullim.