75 Mall Live Search
22:43 / E Premte, 21 Maj 2021 / OSH

Aksident me fatalitet në Gjilan, vdes një person i moshës 77 vjeçare

Një person ka vdekur sot në Gjilan si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën “Ramiz Cërnica”, në udhëkryqin që lidh me fshatin Livoç i Epërm.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani. Personi që ka ndërruar jetë është i moshës 77 vjeç.

Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:

“Aksident trafiku me fatalitet”

Me 21 maj 2021 rreth orës 15:00 ka ndodhur aksident trafiku me pasoja fatale.

Dyshohet se deri te aksidenti te ketë ndodhur ,kur drejtuesi i veturës “Pezho”  duke tentuar të kyqet në rrugën kryesore është ndeshur me kamionin “MAN”  i cili ka qene duke levizur ne rrugen kryesore.

Me këtë rast shkaktohet aksident trafiku me dëme material ne dy njesi dhe  lendime trupore peson drejtuesi i veturës.

 Si pasoje e plagëve të marra në aksident drejtuesi i veturës (1944)  nderron jetë në QE në Gjilan.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetiti cili ka urdhruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML –Prishtinë.

Rasti  është duke u hetuar nga Policia e Kosovës(PK), trafiku rajonal në Gjilan.

/Indeksonline/