Aksident me fatalitet në Greme të Ferizajt, humb jetën një person
Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Greme të Ferizajt. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rreth orës 17:20, një drejtues automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka shkaktuar vetaksident. Si pasojë, pasagjeri në automjet ka pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Greme, Ferizaj / 28.12.2025 – 17:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë duke e drejtuar automjetin kishte humbur kontrollin mbi të dhe ka shkaktuar vet aksident. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjeri që ka qenë në atë veturë, viktima mashkull kosovar vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. .

