Aksident me fatalitet në Mitrovicë
Një 30 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Mitrovicën e Jugut.
Lajmin e ka konfirmuar Shpend Fazliu, zëdhënës i Spitalit Rajonal të Mitrovicës.
“Rreth orës 22:20, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është sjellë një i aksidentuar 30-vjeçar, pa shenja jete. Përkundër masave reanimatore në vendngjarje dhe në spital nga stafi mjekësor, fatkeqësisht ekipi mjekësor ka konsistuar vdekjen e të aksidentuarit” deklaroi ai.
Lidhur me këtë janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.
“Rreth orës 21:37, Policia në Mitrovicë ka pranuar informacion për një aksident trafiku në fshatin Kutlloc të Mitrovicës. Sipas informatave fillestare, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, ka humbur jetën një person mashkull rreth 31-vjeçar. Hetuesit policorë në koordinim me prokurorin, janë duke zhvilluar hetime për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, deklaroi Avni Zahiti – nga Policia e Kosovës./Indeksonline/

