08:51 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Aksident me fatalitet në Prishtinë, vdes një 42 vjeçar

Rreth orës 3:00 të mëngjesit një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar komandanti i trafikut rajonal për rajonin e Prishtinës, Milaim Fejzullahu.

Ai tha se në aksidentin ku janë përfshirë dy vetura ka humbur jetën një person i moshës 42 vjeçare.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.