75 Mall Live Search
21:27 / E Martë, 04 Qershor 2019 / indeksADMonline

Aksident me gjashtë të lënduar në rrugën Skenderaj-Klinë

Foto ilustrim

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë.

Saktësisht, aksidenti ka ndodhur në segmentin që përfshin fshatin Kopiliq.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura civile.

Për pasojë, gjashtë persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.