21:45 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Aksident me lëndime të lehta në Gjilan (Foto)

Një aksident trafiku sapo ka ndodhur në qendër të qytetit në Gjilan.

Në disa foto të dërguara nga një lexues i Indeksonline, shihet se si vetura është dëmtuar në pjesën përpara.

Nga informacionet e para, lëndime të lehta ka pësuar shoferi i veturës taksi.

Të pranishëm aty janë edhe Policia e Kosovës.

Më poshtë mund të shihni pamjet nga vendi i ngjarjes./Indeksonline/