Aksident me mëngjes në rrugën Prishtinë-Podujevë, tre persona të lënduar

Në ora 06:30 të mëngjesit ka ndodhur një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, në fshatin Trudë.
Për këtë aksident, Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësen e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 06:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, u shprehë ajo./Indeksonline/