Aksident me motoçikletë në qendër të Pejës, ngasësi dërgohet në spital

Një aksident është shënuar pak më parë në qendër të Pejës, ku është përplasur një motoçikletë dhe një makinë.
Për pasojë ngasësi i motoçikletës raportohet se është lënduar dhe është dërguar në Spitalin Regjional të Pejës.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e këtij aksident.
Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
