75 Mall Live Search
11:18 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / k.v

Aksident me të lënduar në Ferizaj, autoambulanca shihet në vendngjarje (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, afër Ferizajt.

IndeksOnline ka mësuar se përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, ka edhe persona të lënduar.

Mjeket dhe autoambulanca janë parë në vendin e aksidentit.

Zyrtarisht, policia ende nuk ka dhënë informacione për këtë aksident./IndeksOnline/