75 Mall Live Search
08:26 / E Premte, 23 Maj 2025 / Z S

Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës

Para pak çastesh është shkaktuar një aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë–Vushtrri.

Një automjet i punës ka goditur një veturë të tipit Mercedes A-Class në fshatin Kçiq, raporton media lokale  Jepi Zë.

Vetura është goditur teksa ishte duke shkuar në drejtim të Prishtinës dhe pas goditjes ka humbur drejtim për të përfunduar brenda servisit të automjeteve.

May be an image of 3 people, ambulance and text

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe autombulanca  për të transportuar të lënduarit, ndërsa aksidenti ka shkaktuar një kolonë të gjatë të automjeteve./Indeksonline/