17:31 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aksident me të lënduar në Landovic të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin “Landovic” të Prizrenit.

Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete. Sipas një lexuesi të Indeksonline si pasojë  kanë pësuar lëndime të lehta dy persona.

Po ashtu, nga ky aksident janë krijuar edhe kolona të gjata.

Njësitet përkatese të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Vlen të theksojmë se në këtë rrugë pothuajse çdo javë ka aksidente.

Kujtojmë, se Indeksonline ka raportuar më herët se pikërisht në  këtë vend ka pasur aksidente edhe me pasoja fatale.

Më poshtë shikoni fotot: