14:00 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Aksident me të lënduar në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në magjistralen Gjilan-Prishtinë, konkretisht në fshatin Ponesh.

Në këtë aksident janë të përfshira dy vetura. Aksidenti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, shkruan Indeksonline.

Sipas dëshmitarëve, nga ky aksident kanë pësuar lëndime trupore disa persona, mirëpo ende nuk dihet se sa janë serioze lëndimet.

Po ashtu bëhet e ditur se ekipi mjekësorë nuk ka mbërritur ende në vendin e ngjarjes.

Njësiti i policisë së trafikut ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merret me këtë rast.

Më poshtë pamjet:

/Indeksonline/