15:06 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Aksident me të lënduar në magjistralen Klinë-Gjakovë (Foto)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Klinë-Gjakovë, përkatësisht te Guri i Zi.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar foto të aksidentit, ku shihet se janë përfshirë një kamion dhe vetura BMË X5.

Dyshohet se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar disa persona, derisa policia dhe ekipet mjekësore kanë dal në vendngjarje. /Indeksonline/