75 Mall Live Search
17:56 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Aksident me të lënduar në magjistralën Pejë-Gjakovë

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash në magjistralën Pejë-Gjakovë.

Sipas dëshmitarëve të rastit, të cilët kanë dërguar fotografi në redaksinë e Indeksonline, në aksident janë të përfshira dy vetura.

Raportohet se nga ky aksident ka edhe të lënduar, derisa me të marr informatën, ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dal në teren.

Më poshtë pamje nga aksidenti. /Indeksonline/