11:43 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Aksident me të lënduar në parkingun e aeroportit ‘Adem Jashari’

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në parkingun e aeroportit ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka edhe persona të lënduar, ndërsa dëme materiale i janë shkaktuar dy veturave.

Indeksonline ka siguruar disa fotografi nga vendi i ngjarjes ku tashmë kanë arritur edhe ekipet emergjente./Indeksonline/