19:04 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Aksident me të lënduar në Podujevë

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Sfeqel të Komunës së Podujevës.

Në këtë aksident janë të përfshirë dy vetura, transmeton Indeksonline.

Në këto foto të Indeksonline mund të shihni si njëra veturë është shtypur për shtyllën elektrike.

Dëshmitari për Indeksonline ka thënë se ka të lënduar, ku sipas tij një fëmijë është dërguar për në QKUK, Prishtinë./Indeksonline/