22:08 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Aksident me të lënduar në Prishtinë (Foto)

Një aksident me persona të lënduar ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Ilir Konushefci” në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave në udhëkryq, tek ish ndërtesa e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Ende nuk ka të dhëna për numrin e të lënduarve derisa dëmet material janë të konsiderueshme.

Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin./Indeksonline/