Aksident me të lënduar në qendër të Prishtinës [Foto]
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në kryqëzimin e rrugëve “Luan Haradinaj” dhe “UÇK” në Prishtinë, apo njohur ndryshe si në lagjen ‘Te Qafa’.
Sipas një lexuesi të “Indeksonline” në këtë aksident janë të përfshira një kombi dhe një veturë. I njëjti ka treguar se ka edhe persona të lënduar.
Po ashtu edhe dëmet materiale janë të mëdha.
Më poshtë shikoni foton:
/Indeksonline/