16:06 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / Blerim

Aksident me të lënduar në Rahovec

Numri i aksidenteve në trafikun rrugor si pasojë e pakujdesisë gjatë vozitjes vazhdon të jetë shqetësues.

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot gjatë orës 14:00, në Rahovec.

Dy automjete janë përplasur njëra me tjetrën në rrugën “Ibrahim Rugova”, ndërsa veç dëmeve materiale, janë lënduar edhe disa persona./Indeksonline