75 Mall Live Search
11:19 / E Shtunë, 07 Mars 2020 / indeksADMonline

Aksident me të lënduar në Shkabaj, policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur në mes dy makinave dhe një kamioni në fshatin Shkabaj, në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Sipas policisë të përfshirët në aksident kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ka thënë për Indeksonline, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Më 07.03.2020 rreth orës 09:20 në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, në fshatin Shkabaj, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, Në aksident janë të përfshira tri automjete. Të lënduarit janë dërguar në QKUK-ë. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë e trafikut dhe të SP Obiliq”, ka deklaruar Krasniqi./Indeksonline/