75 Mall Live Search
09:39 / E Mërkurë, 30 Nëntor 2022 / k.v

Aksident me të lënduar te Mensa e Studentëve (Foto)

Një aksident trafiku me persona të lënduar ka ndodhur rreth orës 09:00 në rrugën “Agim Ramadani”, afër Mensës së Studentëve, në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes është paraqitur autoambulanca dhe policia rrugore.

Derisa policia është marrë me rastin, njëri shirit i rrugës ka qenë i bllokuar për qarkullim të automjeteve./IndeksOnline/