75 Mall Live Search
14:44 / E Shtunë, 17 Qershor 2023 / A. M.

Aksident me vdekje në Tiranë

Një 33-vjeçar nga Kukësi është vënë në pranga nga blutë e kryeqytetit. Dyshohet se 33-vjeçari, teksa drejtonte kamionin ka përplasur një 58-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bajram Curri” ndërsa 58-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.