75 Mall Live Search
12:07 / E Martë, 24 Tetor 2023 / L K

Aksident mes 3 veturave, katër persona të lënduar

Një aksident ka ndodhur rreth orës 10:00 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Babush të Ferizajit.

Ketë e ka konfirmuar për “IndeksOnline” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Rreth orës 10:00 në rrugën magjsitrale Ferizaj -Prishtinë në fshatin Babush të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë tri vetura të udhëtarëve dhe veç dëmeve të shkaktuara në të tri automjetet, lëndime trupore kanë pësuar 4 persona të cilët me autoambulnacë janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Në vendin ngjarjes kanë dalë hetuesit nga Njësia e Hetimeve të Akidenteve dhe po e hetojnë rastin”, ka thënë Veseli për IndeksOnline.