75 Mall Live Search
13:42 / E Enjte, 02 Tetor 2025 / F.R

Aksident ndërmjet 5 veturave në Komoran, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 11:40 në rrugën Pejë-Prishtinë afër Komoranit.

Rastin për IndeksOnlinen e ka konfirmuar zëdhëndësi i policisë, Daut Hoxha, ku bëri të ditur se 5 vetura janë përfshirë në një aksident.

Hoxha ka njoftuar se disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Sot rreth orës 11:40, në rrugën Pejë -Prishtinë afër Komoranit, është raportuar një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë 5 automjete dhe disa persona kanë kërkuar ndihme mjekësore. Njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut ne autostradë janë duke u marrë me procedurat e nevojshme të vendit të ngjarjes dhe identifikimin e shkaktarëve të këtij aksidenti. Sot ka pas raportime edhe për aksidente të tjera, ku njësitet policore kanë reaguar me kapacitetet në dispozicion”, ka thënë Hoxha.

Ndërsa u ka apeluar të gjithë pjesëmarrësve në trafik në veçanti shoferëve të automjeteve që të jenë vigjilentë gjatë ngasjes.

“U apelojmë të gjithë pjesmarrësve në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve që të jenë vigjilentë gjatë ngasjes, posçërisht kujdes të shtuar të kenë gjatë periudhave kur kemi reshje atmosferike kur zvogëlohet dukshmëria dhe rrugët bëhen të rreshqitshme. Policia e Kosovës me njesitet e saj po ndermerr veprime aktive në menaxhimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve duke angazhuar njësitet relevate të saj në funksion të zbatimit të ligjit dhe rregullave në trafikun rrugor”, ka thënë ai./IndeksOnline/