75 Mall Live Search
16:23 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Aksident mes autobusit dhe kamionit në Gjakovë

Një aksident komunikacion ka ndodhur para pak minutash në Rakovin të komunës së Gjakovës.

Sipas pamjeve që kanë dërguar lexuesit e Indeksonline, në aksident janë përfshirë një autobus dhe një kamion.

Në foto shihet xhami i thyer i përparmë i autobusit, derisa nuk dihet numri i të lënduarve.

Ekipet policore me të marrë informatën kanë dal në vendin e ngjarjes. /Indeksonline/