75 Mall Live Search
21:45 / E Premte, 02 Shkurt 2024 / FR

Aksident mes autobusit e tri makinave në Mleqan, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Mleqan të Malishevës, në rrugën Prishtinë – Pejë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai është shprehur se në aksident kanë qenë të përfshirë një autobus dhe tri automjete udhëtarësh, si dhe kanë mbetur të lënduar pesë persona..

“Rreth orës 19:10 është raportuar aksident trafiku në fshatin Mleqan-Malishevë (rruga Prishtinë-Pejë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një autobus dhe tri automjete udhëtaresh. Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për pesë persona të lënduar”, është shprehur ai.